21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, pyje dhe bimësi të dendur, duke djegur mbi 91 hektarë sipërfaqe dhe rreth 20 rrënjë ullinj.
Aktualisht, vatra aktive raportohen në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Në zonën e “Livadhi i Peladhisë”, në Bulqizë, është djegur një sipërfaqe prej rreth 19 hektarësh, ndërsa në Parkun Kombëtar të Lurës flakët kanë përfshirë një zonë me pisha dhe livadhe, duke shkrumbuar afro 30 hektarë.
Në fshatin Zambish të Rrogozhinës, zjarri vijon të jetë nën kontroll, pasi përfshiu disa fshatra përreth dhe rrezikoi edhe banesat. Janë djegur rreth 20 hektarë.
Në Pogradec, është raportuar një riaktivizim zjarri në Udenisht, në një sipërfaqe me pyll pishe dhe shkurre.
Sipas parashikimeve, në disa qarqe si Tirana, Vlora, Durrësi dhe Fieri pritet një nivel i lartë rreziku për përhapje zjarresh, ndërsa në pjesën tjetër të vendit rreziku konsiderohet i moderuar.
-
-
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën
12 Korrik, 10:59 -
-
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën
12 Korrik, 10:59
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


