Emërohen drejtues të rinj në 3 komisariate të vendit, mes tyre një grua

12 Korrik 2025, 11:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emërohen drejtues të rinj në 3 komisariate të vendit, mes
Policia e Shtetit ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre një grua.

Komisarja Edjona Dano është emëruar shefe e komisariatit të Policisë Kuçovë.

Ish-shefi i komisariatit të policisë Kuçovë, Kleant Serdari është emëruar në Mallakastër.

Ndërsa ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër, Bledar Metaj u emërua shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.

 

Po ndodh...