26-vjeçari qëllon me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet autori

23 Prill 2024, 21:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

26-vjeçari qëllon me thikë babë e bir në
Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri i dyshuar për plagosje.

Sipas informacioneve të policisë, 26-vjeçari me iniciale A.M ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë babë e bir në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.

Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit”, njofton Policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Po ndodh...