
62-vjeçari në Roskovec i jep fund jetës, var veten me litar

23 Shkurt 2024, 09:14 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Roskovec. Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Burri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Nuk dihet ende shkaqet që e kanë çuar 62-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.
“Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”,- bën me dije policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128