A do të përshkallëzojë lufta në rajon? Ja si përgjigjet Ish-ambasadori Nesho

Ish-ambasadori i Shqipërisë, Agim Nesho, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se SHBA nuk ka interes që lufta në Lindjen e Mesme të përshkallëzohet.
Sipas tij një konflikt në rajon do të sillte rritjen e çmimit të naftës, por edhe do të ndikonte inflacionin dhe rrjedhimisht mund të sillte humbjen e administratës aktuale në zgjedhjet e këtij viti.
Sa i përket mundësisë së përshkallëzimit aktual, ai u shpreh se Izraeli do duhet të zgjedhë mes mbështetjes amerikane, e cila nuk kërkon luftë, apo të drejtës legjitime për t’iu përgjigjur sulmit Iranian.
“E para është rritja e çmimit të naftës që prek direkt popullin amerikan. Blinken u ka thënë të mos futen në këtë luftë, sepse prek vetë ata. Preket inflacioni dhe kjo shkakton humbjen e zgjedhjeve në SHBA. Izraeli duhet të zgjedhë nëse vazhdon këtë sulm mes mbështetjes amerikane apo të drejtës së saj legjitime për të sulmuar”, shpjegoi ai.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


