Kuvendi i Kosovës përballë votimit për Ligjin e Speciales, duhen 61 vota për miratimin e tij
Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën plenare, në të cilën një nga pikat kryesore të rendit të ditës është rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.
Seanca ishte ndërprerë një ditë më parë për shkak të mungesës së kuorumit, pas pauzës. Megjithatë, deputetët do t’i rikthehen sot diskutimit për këtë çështje, e cila ka nxitur reagime politike dhe ndërkombëtare.
Përfshirja e kësaj pike në rendin e ditës u miratua pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së. Ligji është kthyer për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ndërsa Komisioni për Legjislacion ka bërë të ditur se për miratimin e tij në formën aktuale, pa ndryshime, nevojiten 61 vota të deputetëve.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin në formën në të cilën është kthyer nga presidentja. Sipas saj, pas miratimit duhet të nisë një procedurë e re ligjore për ndryshimin e tij.
Gjatë seancës së së enjtes, Çitaku është zotuar se PDK-ja do ta paraqesë nismën e re ligjore të hënën, më 16 nëntor.
Ndërkohë, çështja ka nxitur reagimin edhe të Bashkimit Evropian. Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm të ligjit në Kuvend, duke ngritur pikëpyetje për zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

