Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas policin

19 Mars 2024, 20:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas policin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, në vendin e njohur si Maozeleumi Dëshmorët e Kombit.

Mësohet se nga ky aksident është plagosur një efektiv i policisë rrugore i cili po menaxhonte qarkullimin në zonë.

Efektivi mësohet se është përplasur nga një automjet. Nga raportimet e deritanishme efektivi është dëmtuar në njerën këmbë dhe është dërguar në spital.

 

Po ndodh...