Aksident i rëndë në Tiranë! 37 vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
12 Janar 2026, 10:32 / AKTUALITET

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.M., 37-vjeç është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

