Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti del nga rruga, dy të plagosur

12 Qershor 2023, 08:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti del nga rruga, dy të
Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë.

Po ndodh...

ide