Aksident në Durrës, 20-vjeçari përplas të moshuarin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar ka përplasur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25 në rrugën “Martin Camaj”. Si pasojë e goditjes, 69-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar me inicialet E.L, ndërsa i dëmtuari me inicialet Y.K.
“Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69 vjeç. Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128