Aksident në Pogradec-Drilon/ Përplasen 2 makina, 4 të plagosur
1 Qershor 2024, 20:38 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Pogradec-Drilon.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë janë lënduar.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128