Aksident në Skrapar, makina përplas një fëmijë para shkollës

Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar sot përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar. Ka qenë mjeti tip “Ford” me targa AA 579 OD që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.
Fëmija i plagosur Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes,për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu,44-vjeç,është shoqëruar në polici,kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin./bw
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



