Aksident tragjik në Greqi! Makina përplas dhe tërheq zvarrë fëmijën 3-vjeçar! Humb jetën i mituri

8 Prill 2025, 18:56 / BOTA ALFA PRESS

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplas dhe tërheq zvarrë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

Një makinë ka përplasur dhe ka tërhequr zvarrë një fëmijë tre vjeçar, i cili për fat të keq ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në Spatë, ku në rrethana ende të panjohura një djalë 3-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një automjet duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtuesi i makinës është ndalur pas aksidentit dhe e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale. Megjithatë, mjekët konstatuan se i mituri kishte vdekur.

Autoritetet arrestuan drejtuesin e automjetit dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

 

Po ndodh...

ide