Aksidenti me 4 të vdekur në Mallakastër, arrestohet drejtuesi i “BMW”-së

18 Mars 2024, 13:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti me 4 të vdekur në Mallakastër, arrestohet drejtuesi i

Arrestohet drejtuesi i “BMW”-së që thuhet se shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Mallakastër.

Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sqaron policia.

 

Po ndodh...