Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, viktimat dyshohet se po udhëtonin me 140 km/h

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën, ka pranuar se nuk kishte ndezur dritat sinjalizuese kur ndaloi anës rrugës.
“Dola në rrugë dhe më la nafta. Dola të kërkoja naftë, por harrova të ndez bllokazhin”, ka thënë i riu në dëshminë e tij para uniformave blu.
Ndërkohë, pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia thotë se Enejdi Laçi që drejtonte mjetin tip “Benz”, ka parakaluar një kamion dhe pasi është rifutur në karrexhatë, është përplasur me betonieren e ndaluar, pasi nuk kishin fushëpamje dhe as ndriçim në rrugë.
Bazuar në ekspertizën e deritanishme, dyshohet se të rinjtë po lëviznin me një shpejtësi tej normave të lejuara, 140 km/h, megjithatë pritet hetimi i plotë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128