Akuzohet se përhapte lajme fake, Gjykata vendos detyrim paraqitje për ish-zyrtarin e AMP

9 Korrik 2024, 18:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzohet se përhapte lajme fake, Gjykata vendos detyrim paraqitje për
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për ish zyrtarin e AMP, Kushtrim Selimi, i cili akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, publikon lajme të rreme për drejtuesit e policisë së Shtetit.

Po ashtu, ndaj tij eshte caktuar edhe masa sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Njoftimi:

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Kushtrim Selimi, i biri i Hasan dhe Farie, i datëlindjes 05.07.1985, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, pallati “Isha Poliklinika e Udhëheqjes”, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a/2 i Kodit Penal.

Detyrimin e personit nën hetim Kushtrim Selimi që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e dytë dhe katër të çdo muaji, ora 10:00

Urdhërohet policia gjyqësore që t’a ekzekutojë këtë vendim.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Po ndodh...