Altin Ndoci u arratis nga spitali, reagon menjëherë Drejtoria e Burgjeve: Po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij

13 Janar 2026, 13:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Altin Ndoci u arratis nga spitali, reagon menjëherë Drejtoria e

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se  Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

“Burgjet” sqarojnë se të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

REAGIMI:

I Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...