Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të Sekretarit amerikan Marco Rubio, në të cilën shpallet një politikë e re për kufizimin e vizave ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që përfshihen në censurimin e qytetarëve amerikanë.
Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, Rubio thekson se amerikanët janë përballur prej kohësh me përpjekje për t’u gjobitur, paditur apo shqetësuar nga autoritete të huaja për shkak të ushtrimit të lirisë së tyre të fjalës – një e drejtë që, sipas tij, është themelore dhe e patjetërsueshme.
“Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet,” thuhet në deklaratë.
Sipas politikës së re, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë më që individët që punojnë për të kufizuar këtë të drejtë të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në SHBA.
“Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar,” përfundon mesazhi i Sekretarit Rubio.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





