Ambasada Amerikane thirrje të rinjve: Bashkojuni Këshillit Rinor. Do diskutohet mbi integrimin në BE dhe rolin e NATO-s në…

Ambasada Amerikane ka publikuar një thirrje për të rinjtë shqiptarë, për t’iu bashkuar Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA dhe Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, me qëllim diskutimin mbi rolin e NATO-s në fuqizimin e të rinjve dhe integrimin në BE.
Në postimin e ambasadës bëhet me dije se do të diskutohet në lidhje me ndërthurjen mes sigurisë, diplomacisë dhe aspiratave të gjeneratës që po formëson të ardhmen e Europës.
Postimi:
Thirrje për udhëheqës të rinj shqiptarë! Jeni të ftuar t’i bashkoheni Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA dhe Rrjetit të Profesionistëve të Rinj për një diskutim mbi rolin e NATO-s në fuqizimin e të rinjve dhe integrimin në BE. Do diskutojmë ndërthurjen mes sigurisë, diplomacisë dhe aspiratave të gjeneratës tjetër që po formëson të ardhmen e Europës. Mos e humbisni!
???? E martë, 6 shkurt, ora 17:00
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



