“Aksioni do përshkallëzohet edhe brenda Parlamentit”, Noka tregon skenarët

Flamur Noka, në një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes, u shpreh se sot rithemelimi do të bëjë dy beteja, një brenda parlamentit dhe një jashtë saj në protestë nga deputetët e përjashtuar.
“E dyta që diskutoi grupi është situata e agravuar në Parlament. Rama me veprimet e tij po kërkon të nënshtrojë opozitën e ta shkelë. Përjashtimi i deputetëve, 19 në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore ndaj opozitës. Për këtë kemi vendosur të thërrasim sot në orën 17:00 protestë për parlamentarizmin.
Sot në protestë gjithë deputetët e përjashtuar. Ne që ende nuk quhemi të përjashtuar do jemi brenda. Do kemi dy beteja sot, një në parlament dhe një jashtë tij”, tha ai.
Ai paralajmëroi përshkallëzim të aksionit në Kuvend, ndërsa nuk dha detaje pasi tha se gjithçka do shihet nga shqiptarët live.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


