Plagoset punonjësi në një firmë ndërtimi në Elbasan, arrestohet administratori
5 Shkurt 2024, 13:44 / AKTUALITET

Administratori i një firme ndërtimi në Elbasan ka rënë në pranga pasi një punonjës është plagosur gjatë kohës që ka qenë duke punuar.
Punonjësi 31-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në firmën e ndërtimit që ky shtetas administronte, është dëmtuar duke punuar, shtetasi B. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Nga Ervis Iljazaj
Fallxhorët e Medias
Nga Roland Lami
Out with the Corrupt!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


