Arrestimi i Beqajt, reagon BE: Institucionet shqiptare të kenë mekanizma të kontrollit për të mbrojtur interesat tona financiare

8 Korrik 2024, 15:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestimi i Beqajt, reagon BE: Institucionet shqiptare të kenë

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për korrupsion me fondet e BE në SASPAC.

Në një reagim për Report Tv, delegacioni i BE thotë se nuk komentojnë mbi vendimet e drejtësisë, por nga ana tjetër thekson se institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së.

BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së.

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE./Shqiptarja.com

 

Po ndodh...

ide