Arrestimi i Bodes/ Fshihej prej 5 vitesh në Angli, malli për vendlindjen e çoi në "gojën e ujkut"

11 Gusht 2022, 22:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestimi i Bodes/ Fshihej prej 5 vitesh në Angli, malli për

I arrestuari i ditës së sotme si i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në grupin Habilaj,mësohet se prej 5 vitesh i kishte shpëtuar arratisë duke qëndruan në Angli. Sokol Bode, ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi është arratisur duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit e më pas ëshët zhvendosur në Angli, teksa ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Pas pesë vitesh larg, Bode këtë verë ka ardhur në vendlindjen e tij, ku edhe u arrestua. Ai ndodhej në Mimias të Beratit, fshat ku edhe ka lindur.

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është dënuar në mungesë nga GJKKO me 12 vite burg.. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpunim me Habilajt. Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij.

Po ndodh...