Artan Hoxha tregon se ku do jetë përplasja më e "nxehtë" në zgjedhjet e majit

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një parashikimi se ku pritet që të jetë përplasja më e fortë për zgjedhjet e 14 majit.
Sipas Hoxhës, përplasjet më të mëdha do të jenë në Vaun e Dejës.
Sipas Hoxhës, pas bojkotit të zgjedhjeve të shkuara vendore, opozita është rikthyer në betejë dhe do përpiqet të marrë të gjitha bashkitë që i ka pasur bastione të vetat, tha për Euronews.
“Zona si Vau i Dejës, Kukësi, Dibra, Puka, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që t’i rimarrë. Pa rimarrë ato e ka të pamundur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme. Pse këtu? Nga sondazhet Shkodra është e vështirë për mazhorancën që ta marrë, Vau i Dejës ka qenë në administrim të mazhorancës, aty do ketë një betejë të fortë. Kandidati i mazhorancës ka njohje dhe mbështetje të madhe në zonë. Për mua aty do ketë përplasje më reale mes Zef Hilës që kërkon të rikthehet, edhe pse ka pasur konflikte me njerëz të tjerë”, tha Hoxha.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
