Babai denoncon në polici humbjen e djalit, zhduket adoleshenti në Kukës

Një adoleshent ka humbur në qytetin e Kukësit. Ishte babai i tij që ka denoncuar dhe kërkuar ndihmën e Policisë së Kukësit për gjetjen e djalit të tij, i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke humbur kontaktet.
Burime zyrtare bënë me dije se depozitimi i kallëzimit është bërë ditën e djeshme (26 Nëntor) në Komisariat nga ana e M. E., banues në Kukës.
Ai ka dëshmuar se “djali i tij 17 vjeç, është larguar nga banesa”. “Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për gjetjen e tij”, bëri me dije policia vendore, por pa dhënë detaje të tjera që lidhen me shkaqet, konfliktet e mundshme apo kohën e largimit.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
-
Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin, niset drejt spitalit
27 Nëntor, 15:08
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
