“Babai i Martinit po ‘bombardohet’ si po trajtohet ngjarja”, avokati tregon gjendjen e familjes së 14-vjeçarit
28 November 2024, 22:06 / AKTUALITET

Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku tregoi gjendjen emocionale që po kalon familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë 10 ditë më parë.
Ai u shpreh se familja e 14-vjeçarit është në gjendje të kuptueshme pasi kanë humbur djalin e tyre, ndërsa shtoi se po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.
“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot. Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.//TCH
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

