Detaje/ Leonard Duka bashkëjetonte në Belgjikë me një vajzë. Ja çfarë iu gjet në banesë gjatë arrestimit

Në momentin e arrestimit të Leonard Dukës, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës së 14 shkurtit i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Policia shqiptare përmes informacioneve kishte arritur që të zbulonte vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka. Më pas kanë njoftuar autoritetet belge, të cilat arrestuan 37-vjeçarin.
Duka fshihej prej kohësh në Belgjikë, ku bashkëjetonte me një vajzë. Ndërkohë, policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.
Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu dyshohet se është një nga autorët e vrasjes sw ish efektivit Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë/abc news.
-
EMRI/ I dënuar me 12 burg në Itali, kapet 38 vjeçari në Morinë
17 Shkurt, 09:30
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


