Bashkimi kombëtar? Historiani nga Drenica: Gati të japim jetën për Shqipërinë nëse na thërret
“Bashkimi i shqiptarëve në një trung të vetëm, do të jetë mbrojtja më e mirë për ne shqiptarët”. Kështu u shpreh në “Çdo kënd” me Merita Haklajn, doktori i shkencave të historisë Haxhi Ademi, sipas të cilit pavarësisht ndarjes administrative, shqiptarët e Kosovës janë të gatshëm të japin edhe jetën për Shqipërinë nëse e kërkon nevoja.
“Fatbardhësisht populli qëndron mbi politikën, jo gjithmonë politikanë janë të sinkronizuar në qëndrime, por ne jemi duke shkuar duke unifikuar. Nuk ka projekt që implementohet pa pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon. Jemi të bindur që Bashkimi Europian ka divergjencat e veta, por bashkimi i shqiptarëve në një trung të vetëm do të jetë mbrojtja më e mirë për ne shqiptarët. Besoj që jemi veçse të bashkuar. Sot nuk jemi të bashkuar në aspektin administrativ, por nëse në Shqipëri ka një thirrje, shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosvës janë të gatshëm qoftë edhe aktin më sublim, jetën, të japim për Shqipërinë e shqiptarët”, u shpreh Ademi në A2.
Vetëm 12 vjeç në luftën e Kosovës, historiani nga Drenica, kujton momentet që kanë shënjuar fëmijërinë e tij, sikurse ishte ndërhyrja e NATO-s, që u ngjalli shpresën për çlirim. Por pa harruar Shqipërinë që sipas Ademit, pa të Kosova nuk do të ekzistonte.
“Ndër momente më të mira të jetës sime është data kur ndërhyri NATO në Kosovë. Të gjithë ne ishim në Mitrovicë. Për mua përbën një nga ngjarjet më të veçanta në jetën time. Kishim shpresë se Kosova do të çlirohej. Ne si të rinj e kemi përjetuar shumë. Ishim të frikësuar. Shqipëria ka qenë e mbetet vëllai i madh që kujdeset për vëllain e vogël, duke përcjellë gjithçka ndodhte në Kosovë. Diskutimet që janë bërë në OKB, pika e parë ka qenë e shqiptarëve në Jugosllavi, mohimi i të drejtave të shqiptarëve. Shqipëria ka ndikuar në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës në ato vite. Kam bërë një punë në MPJ dhe pika e parë e diplomatëve ka qenë njohja e pavarësisë së Kosovës. Pa Shqipërinë, Kosova nuk mund të ekzistonte. Gjendjen e shqiptarëve në Kosovë e kemi në Shqipëri”, theksoi Ademi.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128