Berat/ Shiste kanabis në qytete të ndryshme, vihet në pranga 32-vjeçari

Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi shiste kanabis në qytetin e Beratit, në Dimal dhe në Kuçovë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalaja”, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga J. D., 32 vjeç, banues në Dimal për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Policia ka sekuestruar në banesën e 32-vjeçarit dy qese plasmani me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje, të cilën ai po e përpunonte për ta ndarë në doza me qëllim shitjen.
Ka nisur hetimi edhe për person tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike që e kishte blerë tek 32-vjeçari.
‘Gjatë kontrollit në banesën e 32- vjeçarit, policia gjeti dy qese me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje që ky shtetas po e përpunonte duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit N. Z, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi J. D’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
-
-
Nuk është Gjesti, Livia: Ja kush është fituesi që dua në 'BBVA4'"
23 Shkurt, 10:48 -
Banorët e prekur nga tërmeti i mbajnë shpresat te fushata elektorale
23 Shkurt, 10:38 -
-
Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju
23 Shkurt, 10:24
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





