Burg për mashtruesen Milena Deraj, ja çfarë tha ajo në gjykatë

26 Maj 2023, 11:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burg për mashtruesen Milena Deraj, ja çfarë tha ajo në

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat, për 30-vjeçaren Milena Deraj. Kjo e fundit ka thënë se ka qënë e kërcënuar nga 4 banda për të hequr dy burgime të perjetëshme. 

Ajo do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit, edhe pse avokati i saj pretendoi se 330-vjeçarja është nënë e një fëmije të mitur, por kjo nuk u mor parasysh.

Deraj u arrestua dy ditë më parë nga forcat e policisë, pasi akuzohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit, 230 mijë euro shoqes së saj dhe 340 mijë euro personave të tjerë.

Deraj, e cila mashtroi shoqen e saj Elira Shyti duke i thënë se paratë që do i merrte asaj do i investonte në bono thesari.

Sipas Shytit, ajo i ka dhënë në total shumën prej 225 mijë eurosh. Shumat e parave janë dhënë në 2 transaksione bankare në një bankë të nivelit të dytë. Herën e parë 47 mijë euro dhe transaksioni i dytë prej 20 mijë euro.

Pjesa tjetër e parave janë dhënë dorazi, teksa Milena Derja shkonte i merrte në shtëpinë e shoqes së saj. Sipas dëshmisë së Shytit, shumat e parave dorazi i ka dhënë në vlerat 10, 20 dhe 30 mijë euro, shuma që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit.

Ndërsa për rastin e Ferracakëve në Shkodër ka qenë vetë Elira Shyti që ka prezantuar Milena Derajn me një person tjetër të njohur të familjes, Afërdita Ferracaku. Pas takimit të parë, 30 vjeçarja Deraj ka bindur Ferracakun se njeh një avokat të mirë për t’i lehtësuar pozitat në gjykatë Hasan, Shyqyri dhe Abedin Ferracakut. Pas disa ditësh, sipas 30 vjeçares, avokati u ka thënë se me provat e mbledhura nga prokuroria në Shkodër të akuzuarit nuk mund të lirohen nga burgu, por me dhënien e 340 mijë eurove, shpëtonin nga burgimi i përjetshëm, duke kërkuar gjykim të shkurtuar.