Burg për Milena Derajn: Po i kam marrë nga Abedin Ferracaku 340,000 Euro

12 Qershor 2023, 10:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burg për Milena Derajn: Po i kam marrë nga Abedin Ferracaku 340,000

Gjykata e Apelit ka lënë përfundimisht në burg Milena Derajn, 30- vjeçaren e akuzuar për mashtrim me pasojë të rënda. Ajo akuzohet për një mashtrim me vlerë 540 mijë Euro.

Milena Deraj paraqiti në gjykatë edhe një akt noterial, sipas të cilit ajo pranonte borxhin ndaj familjes Ferracaku.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marrë nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Këtë shumë unë ia kam marrë në premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishte i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gjatë zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr avokati i pare, unë i kam kthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Kete shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volkswagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t'i paguaj fajde (interesa) z.Abedin Ferracaku ne shumat 25,000 Euro/muaj (njëzete e pese mije Euro në muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e z. Abedin Farracaaku, te cilin unë nuk mund ta takoi sepse është ne kërkim," thuhet në deklaratën e Milena Derajt.

 

Po ndodh...

ide