Burimet mediatike: Gledis Nano dorëhiqet, pse iku Drejtori i Përgjithshëm i bluve?!

Gledis Nano është larguar nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i emëruar me bujë vjeshtën e vitit të shkuar është ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri.
Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Ngjarjet kriminale dhe situata ku ndodhet Policia e Shtetit janë arsyet kryesore të largimit të Nanos ndërsa siç bëjnë me dije burime koefidenciale për Dosja.al, gati është edhe zëvendësuesi i tij.
Dosja. al shkruan se Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.
Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore.
Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.
-
-
SPAK shpall moskompetencë, dosja i kalon gjykatës së Tiranës
29 Gusht, 12:39 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



