Curri ironizon festimet e 111-vjetorit të Pavarësisë: Në vend të kalit, pamë makina sportive, jemi popull teatral

Shqipëria festoi sot 111-vjetorin e Pavarësisë, por analisti Arjan Curi nuk i ka kursyer kritikat lidhur me festimet që u mbajtën.
Në një program televiziv, Curi u shpreh se shqiptarëve i pëlqen teatraliteti në rastet e festave kombëtare dhe nuk fokusohen shumë te thelbi.
Ai nuk la pa ironizuar edhe batutën e Ramës gjatë intervistës me Frederick Kempe, presidenti i Këshillit Atlantik, i cili kur u pyet në lidhje me fotografinë Ismail Qemalit pas tij, u shpreh se ishte gjyshi i tij.
“Pamë shumë Ismailër Qemalër, me në krye krye-Ismailin tonë që është kryeministri i cili edhe në intervistat botërore mburret që i ngjan Ismail Qemalit. Jemi vend teatraliteti, ndërkohë që vendet fqinje festa kombëtare nuk i kanë kaq teatrale i kanë më shumë thelbësore. Në vend të kalit, pamë makina sportive dhe unë që po mendoja që Ismail Qemali do të ishte më i lumtur po të vinte me këto makina sesa me karrocën që i ngeli në shi”, tha Curri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


