Curri përplaset me Shabanin: Më lini të flas, sa herë dua të çoj dikë në “gijotinë” ju më ndaloni

Analisti Arjan Curri u përplas me kreun e Nisma Thurje, Endri Shabani teksa ishin të ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.
Curri iu drejtua Shabanit duke i thënë “Më lini të flas! Sa herë që çoj dikë në ‘gijotinë’ ju më ndaloni”.
Shabani u shpreh se të dyja palët, opozita dhe pozita nuk duan që të ndalojë vjedhja, por të ndryshojë hajduti. Sakaq Shabani tha se ai dhe kolegët e tij u ‘sulmuan’ gjatë mbledhjes së komisionit, ndërsa Beqaj u mbrojt.
Shabani: Ka dhe afera të tjera në Shëndetësi që ka lënë spitalet pa ilaçe, shtretër. Komisioni nuk zëvendëson SPAK, nuk ia vendos dhe nuk ia heq prangat Beqajt. Çfarë bëjnë këta? Kur unë dhe kolegët e mi ishim aty, ata na sulmonin ne që ishim denoncuesit. Mbrojnë vjedhjen, hajdutin dhe sulmojnë denoncuesit. Ai (Beqaj) ka detyrim ligjor të dëshmojë. Ai ka dashur të bëjë fushatë. Mendoj që dyja palët janë të interesuar që vjedhja të vazhdojë, të dyja palët nuk kanë diskutuar cili është shtegu që ka përdorur Ilir Beqaj. Edhe nëse një ditë PD do vijë në pushtet, synimi ka të bëjnë të njëjtën gjë. Ndryshon hajduti, shtegu nuk ndryshon. Asnjë palë s’do që të ndalojë vjedhja, por të ndryshojë hajduti.
Curri: Edhe Beqaj është ende atje. Komisioni është spektakël politik. Fakti që Beqaj është i paraburgosur dhe i akuzuar, d.m.th. komisionit i ngelet të bëjë politikë, pasi transparencë nuk ka.
Shabani: SPAK ka mbledhur mjaftueshëm prova….
Curri: Nuk është prokuror që heton. Le të jetë deputet!
Shabani: Të flas si jurist..
Curri: Si jurist s’je vetëm ti, jemi dhe ne. Sa i fus njerëzit në gijotinë, ti futesh dhe mi heq.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


