Vetëvarja e të miturës në Shkodër/ Policia: 15-vjeçarja humbi jetën në spital

13 Nëntor 2024, 22:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vetëvarja e të miturës në Shkodër/ Policia:

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg”, ku një 15-vjeçare u gjet e varur nga familjarët e saj.

Autoritetet policore raportojnë se vajza e mitur është dërguar nga familjarët me shenja jete në urgjencën e spitalit të Shkodër, por sërish nuk ka arritur dot të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe motivi që e kanë shtyrë të miturën drejt këtij akti ekstrem.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Po ndodh...

ide