Del foto, ky është 17-vjeçari që u përplas për vdekje në Fushë-Krujë

Personi që shihni në foton e mësipërme është 17 vjeçari, Isuf Mehmeti, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë pasi u përplas nga një makinë tip “Hyundai”.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte shoferi i mjetit, Andi Kulla, tashmë i arrestuar nga policia.
Mësohet se Mehmeti ishte nxënës në shkollën e Mesme Profesionale Kamzë. Në një postim zyrtar në rrjete sociale, mësuesit dhe shokët e shkollës kanë shprehur ngushëllimet e tyre, për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit.
“Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne! Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një aksident me makinë, në Fushë Krujë. Shkolla jonë humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer!Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!” shkruhet në postim.
-
Aksident te “Oxhaku” në Tiranë, përmbyset makina
21 Prill, 17:08 -
Emri/ Kapet me 10 kg marijuanë shqiptari në Itali
21 Prill, 16:24 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



