Dështon edhe raundi i dytë, kushtetuesja mbetet pa kryetar

Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese. Sot u krye raundi i dytë i votimit për tre kandidatët në garë, ku asnjë prej tyre nuk mundi të sigurojë një shumicë votash. “Rezultati i votimit ishte:
1. Fiona Papajorgii – 3 vota
2. Marjana Semini – 3 vota
3. Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarève të Gjykates Kushtetuese ka vendosur të zhvilloje raundin e trete tē votimit ne daten 20 shkurt 2023, ora 10:00” thuhet në njoftimin e gjykatës shpërndarë mediave.
Njoftimi i gjykatës:
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:
1. Fiona Papajorgji – 3 vota
2. Marjana Semini – 3 vota
3. Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.
-
Kapet 100 kg kokainë në Itali, kreu i bandës 37-vjeçari shqiptar
17 Shkurt, 10:58 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


