Detaje/ Kush është Dibran Hoxhaj që la të vdekur 31-vjeçarin, pronari i lokalit “Kobra City”

Tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur në mesnatë me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin. Nga sherri sipas policisë së shtetit ka mbetur i vdekur 31-vjeçari Visart Cengu nga Kukësi dhe i plagosur ka mbetur Rufgen Shehu, 27 vjeç.
Viktima, së bashku me të plagosurin dhe shokun e tyre Arben Basha janë konfliktuar fizikisht me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren.
Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me arme. Plumbat kanë prekur dy prej tyre dhe më pas ata janë nisur drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës.
27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.
Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.
Autori i ngjarjes Dibran Hoxhaj ka qenë i dënuar më parë për vrasje, trafik droge dhe përleshje fizike në Prizren.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxha është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha gazetareve se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


