Detaje nga ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Autorët u tradhtuan nga lëvizjet e 'Golfit'

20 Mars 2024, 10:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Autorët u tradhtuan nga

Policia njoftoi sot se ka arrestuar dy prej personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë. 

Në pranga kanë rënë Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Ata janë tradhtuar nga lëvizjet e mjetit 'Golf' me të cilin u larguan pasi kryen krimin.

"Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e policisë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit Ilir Brahimi.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Brahimi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Brahimi, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Brahimi, dy aparate celular të markës IPHONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Në përfundim u arrestua në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.

Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.

U ndalua shtetasi Edison Haxhiu, i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal," thekson policia.

 

Po ndodh...