Detaje nga masakra në Paskuqan, njëra prej viktimave ishte shtatzënë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan, ku Ramzan (Dan) Hutra vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera.
Burimet bëjnë të ditur se në momentin që Hutra është futur brenda në banesën e ish-bashëjetueses Elena Hysa, nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.
Në banesë ndodheshin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri, Hutra ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë. Ndërsa kunata e Elenës, viktima Hasime Dafku ishte shtatzënë.
40-vjeçari është edhe autori i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë, Etleva Kurti po ditën e djeshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


