Detaje të dhimbshme/ Ndërroi jetë rrugës për në spital, 43-vjeçari ishte nisur për fikur zjarrin në Lurë kur u aksidentua

22 Korrik 2025, 13:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të dhimbshme/ Ndërroi jetë rrugës për në

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë i  regjistruar këtë martë në rrugën Maqellarë-Peshkopi.

Bledar Spahiu, 43 vjeç, humbi kontrollin e makinës dhe mjeti doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Spahiu, baba i dy fëmijëve, u plagos rëndë ku fillimisht ju dha ndihma e parë në spitalin rajonal të Dibrës dhe më pas u nis me helikopter drejt Traumës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Bledar Spahiu është punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për tju bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

 

Po ndodh...