Detaje/Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata kërkon verifikimin e dëshmimtarëve dhe vendos të bëhet sërish ekspertiza

18 Mars 2024, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata kërkon verifikimin

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Mësohet se gjykata ka aktualisht nën gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin e dëshnmtarëve, për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur.

Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim në vendngjarje.

Në lidhje me dëshmitarët – tha gjykata- prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306.

Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë, pasi vendimi nuk është ankimuar.

Gjykata: Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë Mehmet Greca , Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim.

Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm deklaroi se 1 ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur do rindërtojnë skenën e krimit.

Ata do jenë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspert i pavarur.

Ndërsa eksperti i Policisë se Shtetit tha se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, sepse nuk ia lejon rregullorja e punës.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

 

Po ndodh...