Detajet/ Banorët zbuluan prostitucionin me kolumbiane, vajzat mashtroheshin me punësim në Tiranë

22 Mars 2025, 16:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet/ Banorët zbuluan prostitucionin me kolumbiane, vajzat mashtroheshin
Hyrjet dhe daljet e shpeshta dhe të dyshimta që 44 vajzat kolumbiane të hetuara për ushtrim prostitucioni në Tiranë, por edhe të klientëve të tyre bënë që banorët e kompleksit të pallateve që ato merrnin banesa me qira në Airbnb të ankoheshin në Policinë e Tiranë.

Mbi bazën e këtij denoncimi, sektori i Antitrafiqeve zbuluan edhe skemën e mirëorganizuar nga një 47-vjeçare po nga Kolumbia që dërgonte vajzat në vendin tonë dhe i shfrytëzonte për prostitucion.

Organizatorja e këtij aktiviteti, Gabriela Martinez vijon të jetë në kërkim nga policia bashkë me 2 persona të tjerë. Ndërsa nga 11 urdhër arrestet që u lëshuan në total, u ekzekutuan të premten vetëm 8 prej tyre.

Por si funksiononte skema e krijuar prej saj?

Hetuesit zbuluan në sajë të 5 muajve hetime se 47-vjeçarja kolumbiane kishte një agjenci udhëtimesh në shtetin ku jetonte dhe nëpërmjet mashtrimeve rekrutonte vajza të moshës 18 deri në 35 vjeç për t’i sjellë në Shqipëri për punësim. Pasi investonte tek to me operacione plastike, u kërkonte që shuma deri në 4 mijë euro t’i kthehej sërish pas.

Disa prej vajzave kolumbiane regjistroheshin në faqet online të eskortave të luksit, ku gjendeshin dhe klientët. Pagesat që ata bënim varionin nga 200 deri në 250 euro. Paratë që vajzat fitonin, ia jepnin 47-vjeçares, dhe sapo shlyhej borxhi, shumat e tjera të fituara ndahej po mes tyre. Aktivitetin kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit Gabriela Martinez e drejtonte nga Kolumbia dhe në vendin tonë kishte lidhur kontakte me persona të besueshëm, që prisnin vajzat dhe krijonin kushtet e përshtatshme për to, si dhe u dërgonin paratë 47-vjeçares, në disa raste edhe nëpërmjet Bitcoin.

Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2023, Gabriela Martinez kishte ardhur në vendin tonë dhe ishte takuar me taksistin Esmerald Sulollarin. Pasi ai u arrestua në celularin e tij u gjendën edhe bisedat mes tyre.

E përfshirë në këtë aktivitet ishte edhe një oficere krimesh e komisariatit numër 4. Anisa Brahaj, e cila siguronte 47-vjeçaren se në ambientet që ushtrohej prostitucion nuk do të kishte kontrolle, madje nëse ndonjë prej vajzave do të shoqërohej në polici, do të ndërhynte për liruar./A2 CNN

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128