Detajet e plagosjes në Durrës/ 24-vjeçari paraqitet në spital, ngrihen pika kontrolli në zonë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeçar i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës të të riut. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollin e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



