Detajet/ E vetme në banesë, si u vetëvra efektivja në Tiranë

24 Maj 2024, 19:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet/ E vetme në banesë, si u vetëvra efektivja në
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në Tiranë, teksa një efektive policie 21-vjeç ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Mësohet se efektivja quhet Aldorjana Loshi dhe ishte vetëm 21 vjeçe.

Në momentin që i mori jetën vetes, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit. Ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz. Ndërkohë që pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.

Ajo prej afro një viti e gjysëm punonte si efektive e patrullës në qytetin e Kamzës, ndërsa në punë nuk ka pas shfaqur asnjë shqetësim.

 

Po ndodh...