Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari në Malësinë e Madhe, në banesë iu gjet municion ushtarak
12 Mars 2024, 09:22 / AKTUALITET

DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
