EMRI/ Aksidenti i merr jetën të resë shqiptare në Itali, përplaset nga një makinë që drejtohej nga një shofer fillestar

12 Mars 2024, 09:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Aksidenti i merr jetën të resë shqiptare në Itali,

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptareje në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (11 mars) në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer fillestar.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.

 

Po ndodh...

ide