Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës së Arbrit me makinën e Policisë, hetim disiplinor për efektivin dhe 40 mijë lekë gjobë

23 Mars 2025, 21:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës

Parakalimi në mënyrë të gabuar me makinën e punës i ka kushtuar jo vetëm gjobën efektivit që e drejtonte në tunelin e Rugës së Arbrit gjatë një parakalimi të gabuar të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, por edhe një hetim disiplinor për të.

Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15  pikë nga Leja e Drejtimit.

Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të mundur identifikimin e targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin  e Policisë, Inspektor D.D.

‘Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj  drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P,  ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë;  “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, njoftoi sot policia.

 

Po ndodh...