SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Dosja përmban materialet e mbledhura gjatë hetimeve, ndërsa Balluku përballet me disa akuza penale që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera publikë, korrupsionin pasiv, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave.
Në këtë çështje janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 oficerë, ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë takimit me gazetarët.
Prokurori Dritan Prenci mësohet të ketë thënë se kërkesa për gjykim zbret sot në gjykatë, për ish-zëvendëskryeministen Belinda Balluku, dhe vlera e pasurisë të 1 milion e 800 mijë euro.
Ndërkohë Balluku është e pandehur se bashku me 25 persona fizik dhe dy persona juridik. Gjithashtu prokurori Prenci kanë thënë se “janë 10 procedura objekt hetimi të hetuara nga ana jonë”.
Në fokus të hetimeve janë procedurat e tenderimit për Tunelin e Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe një procedurë prokurimi e lidhur me Albcontrol.
Tashmë çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme, e cila do të vendosë mbi pretendimet e organit të akuzës.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

