Përplasja e Veliajt dhe Spiropalit me Ramën, Berisha: Kushdo që e konsideron kryeministrin të keqen e vendit duhet të bashkohen, ta përcjellim sa më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët jashtë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me përplasjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes Elisa Spiropali me kryeministrin Edi Rama.
I pyetur nëse ka ndonjë thirrje ndaj tyre, Berisha tha se të gjithë faktorët që e konsiderojnë kryeministrin Rama si të keqen më të madhe në vend duhet që të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e tij.
“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste duhet të bashkohen ta përcjellim një minutë e më parë.”, tha ai nga përpara SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje.
Kujtojmë që në mbledhjen e së shtunës të Asamblesë së PS-së, Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet e partisë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u hoq nga drejtimi politik i Tiranës.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

